ELBASAN

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një video ku shfaqet një qytetar që thotë se ka votuar dy herë.

Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do habitet.

“Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!?
Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë.???
Personi ka votuar në Cërrik.
Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.
Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?!!!
Partiakët, militantët, të fortët?!
Po mbushja e kutive në fund?!
Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR?”, shkruan Boçi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Biseda me qytetarin
Vajte votove sot? Për kë?
Po, për Andin
Sa herë votove?
Dy herë (tregon gishtat e mëdhenj në të dy duart)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb