Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu është bashkuar reagimeve për dhënin e pasaportave për investitorët që duan të investojnë në Shqipëri, ndërsa theksoi se vlera dhe standardet e BE nuk mund të jenë për shitje.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se shitja e nënshtetësisë, përveçse është një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht dhe ne problem për sigurinë por dhe për pastrimin e parave.

Mes të tjerash Tabaku akuzon qeverinë se ka dështuar me politikat ekonomike dhe me tërheqjen e investimeve të huaja.

REAGIMI I TABAKUT
Standardet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje!
Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit
Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër!
Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!
Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pashaporta të florinjta!
Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht dhe ne problem.
Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.
Kjo se pari tregoj deshtimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor por dhe varferin e stratrgjive per terheqjen e imvestimve tr huaja si dhe kapitalit vendas.
Në kohë krize, rritje cmimesh e inflacioni, renie konsumi e rritje te varferisë politikst duhet te jene në shërbim te shumices.
Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare per zhvillim e integrim, për politika për të doversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqesinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në manyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.
Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë.
Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE.
Vlerat dhe standartet e BE nuk mund të jenë për shitje!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb