TIRANE

Enca Haxhia kryeson listën e personazheve të njohur shqiptar me të ndjekur në rrjetet sociale. Këngëtarja ka  mbi 2.3 milionë ndjekës në Instagram. ‘Express Rozë’ ka nxjerr nga rrjeti social “Instagram”, 10-të artistët më të ndjekur shqiptarë.

Këngëtarja, Enca Haxhia, është mjaftë aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht fotografi nga përditshmëria e saj. Madje, ajo shpeshherë provokon me fotografi, e në rrjetin social “Instagram”, ajo numëron mbi 2.3 milionë ndjekës dhe kështu është artistja më e ndjekur në këtë rrjet social.

Pas, Encës, këngëtarja Dhurata Dora është artistja e dytë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet dhe aktivitetet ditore që bën. Ajo numëron mbi 2.2 milionë ndjekës në “Instagram”.

Këngëtarja, Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit. Luana ka mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo është duke i shijuar pushimet dhe vazhdimisht publikon fotografi që t’i mban ndjekësit aktiv. Kida numëron mbi 1.8 milion ndjekës në “Instagram”.

Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila poston fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Artistja numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Noizy, i cili numëron mbi 1.7 milionë ndjekës dhe po ashtu është mjaft aktiv si në publikimin e këngëve dhe fotografive e video të përditshme.

Pas, Noizy-të, reperi kosovar, Ledri Vula, është artisti i shtatë më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”, i cili numëron mbi 1.6 milionë ndjekës dhe është mjaftë aktivë në këtë rrjet social dhe në publikimin e këngëve.

Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur si ‘Tayna’, pas tri vitesh në skenën muzikore ka arritur që për këtë kohë të jetë mjaftë e ndjekur në rrjetin social “Instagram” e që së bashku me Dafina Zeqirin numërojnë mbi 1 milionë e 600 mijë ndjekës.

Listën e 10-të artistëve më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, e mbyll këngëtarja, Elvana Gjata, e cila në këtë rrjet social, numëron mbi 1 milionë e gjysmë ndjekësish, e që kohë pas kohë publikon albume duke i mbajtur aktiv ndjekësit.

Në këtë listë nuk janë të përfshira artistet shqiptare të cilat nuk këndojnë në gjuhën shqipe si, Dua Lipa e cila numëron mbi 67 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10-të milion ndjekëse Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb