LUSHNJË

Dhuna në familje prek edhe burrat dhe kësaj radhe një rast i tillë ka ndodhur në Divjakë, ku viktimë ka qenë një bashkëshort.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. Mësohet se gruaja e ka dhunuar dhe i ka vendosur duart në fyt bashkëshortit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: