Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, burri i ministres Besa Shahni dhe shoqëruesit të tij, Fatos Sahiti, pasi akuzohen se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Burime nga Prokuroria e Shtetit thanë për mediat kosovare se Molliqaj e Sahiti po hetohen për sulmin në fjalë dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë aktakuzë.

“Në rastin konkret ka dy të dyshuar. Prokuroria deri tani ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit të tyre. Rasti është në procedurë e sipër”, -tha Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb