KORÇË

Policia e Korçës ka identifikuar autorin e vrasjes makabre të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili dyshohet se është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se autori i vrasjes së të riut është shtetasi Lulëzim Spahija, si dhe një 26-vjeçar me inicialet K. B. Të dy këta persona nga Lushnja janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes kriminale të të riut, që nga ana e tij ishte një person me precedentë penalë.

“BalkanWeb” raportoi më herët se trupi i viktimës ishte nxjerrë në sipërfaqe të ujit me duar të lidhura, ndërsa kishte shenja dhune në kokë e trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb