Akademiku Artan Fuga bëhet pjesë e debatit politik për taksat e ‘oligarkëve’.

Fuga i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve socialistë, duke iu thënë se gënjejnë kur thonë se oligarkët kanë paguar tre herë më shumë taksa në qeverisjen e tyre, pasi sipas akademikut, e vërteta është se ata kanë fituar tre herë më shumë.

Reagimi i Fugës:

Cfarë na jepni me një dorë, mos na e merrni me tjetrën!
————————————————
Ju lutem pak më korrektë kur arsyetoni ekonomikisht! Unë e kuptoj Kapitalin e Marksit nuk e keni lexuar, i vështirë shumë ai, ju dhemb koka, por as Rikardon, lëre pastaj Kejnesin, ose po të doni Walrace, a Hayek! Dakord, lexoni Ushtarin e mirë Shvejk!
Por mos na thoni lemerira që nuk ka dashamirës që i ha!
Rrit pagën?
Kjo është pa kuptim fare në ekonomi o shokuuuuuu! Se nëse lekët që m’i jep për pagë, a pension, a për fakirllik, poqese m’i merr me dorën tjetër, më ke rrejt dhe më ke shujt!
Paguan taksa tre herë më shumë oligarkët – thotë!
Po ja mo shok e ke thënë vetë, di ekonomi apo ja fut kot? Domethënë kanë fituar së paku tre herë më shumë!
Edhe kur ul taksën si premton, mirë ma ul, por ama mos thuaj se do të ul edhe buxhetin publik, se pastaj ma nxjerr nga hunda!
Kategoritë e ekonomisë janë një sistem në ekuilibër dhe nuk raportohen kështu, sepse kthehen në propagandë për idiotët pastaj!
Mos na ofendoni si idiotë kështu se nuk ka pikë lezeti!
Ja e thotë kaq me mjeshtëri edhe Klotilda Kola te projekti TikTok corruption Albania, i ndërmarrë nga MediaLook Center, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim!
M’i jep lekët, dhe pa i marrë akoma m’i rrëmben me dorën tjetër dhe më le në shi, se më thuaj paguaj drita, ujë, ilaçe, shkolla, etj., dhe ne si qytetarë na rroftë paga që na rrit a taksa që na ul, a ku e di unë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb