Në konferencën për shtyp para ndeshjes në “Ligue 1”, trajneri i Paris SG, Unay Emery, është rikthyer të flasë edhe një herë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid. Emery për “Radio Montecarlo” u ankua edhe një herë për arbitrimin si dhe shpjegoi lënien në stol të Di Maria-s me shokë.

“Ekipi bëri një lojë të mirë në Madrid, por futbolli është i tillë. Mund të jesh mirë, por… Ne nuk e merituam këtë rezultat. Jam i bindur se mund të kualifikohemi në ndeshjen e kthimit. Mund të kishte shkuar më mirë në “Bernabeu”. Ne kishim domenin e lojës. Pastaj, dallimi në futboll ka të bëjë me faktin nëse shënon apo jo. A ka zemërim te disa lojtarë? Ky është futboll, është kompeticion. Ndonjë mund të jetë i zemëruar, por respektojnë shokët e tyre. Jam i sigurtë se do të kalojmë në turin tjetër, ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur. Unë i supozoj të gjitha përgjegjësitë.

E ardhmja ime? Është e tashmja. Energjia ime përqendrohet në të tashmen, pjesa tjetër nuk llogaritet. Neymar? Ai tregoi shumë gjëra pozitive. Nëse përmirëson disa detaje, dhe ai do ta bëjë këtë, do të tregojë lojtarin e madh, që është në të vërtetë. Zëvendësimi i Cavanit? Ishte për zgjedhje taktike. Zëvendësimi i Thiago Silva? Ne kemi një proces pune, jam i lumtur me tri qendrat e mbrojtjes. Kur vendos të luaj me Kimpembe, është për arsye taktike. Kam folur individualisht me të tre lojtarët. Gjërat nuk kanë ndryshuar në një lojë. Ai është ende kapiten. Ashtu si Di Maria, i cili është një lojtar i rëndësishëm. Është “engjëlli” që duam. Arbitrimi në “Bernabeu”? Do të doja të kisha të njëjtin arbitër, me të njëjtat kritere! E pashë ndeshjen mes Lyon dhe Villarreal, arbitri ishte i balancuar. Unë dua të gjej këtë arbitër, me të njëjtat kritere për ne”!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb