Ish- ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se askush përveç SHBA dhe BE nuk mund të zgjidhin konfliktin Kosovë- Serbi.

Ai thotë se vendet e tjera përfshi Shqipërinë janë shumë të vogla për ta zgjidhur por paralajmëroi se nëse i hapet dera disa faktorëve të tjerë atëhere do të ketë pazare të tjera.

Bushati ndërkohë shton se për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve, duhet unitet transatlantik dhe të faktorit politik shqiptar, dhe për këtë të fundit thotë se duhet të vendoset edhe linjat e kuqe për dialogun, që mos harrohen fitoret.

 

”Jemi shumë të futur për t’u futur në këtë lojë. Na duhet një unitet transatlantik. Pa SHBA s’mund të zgjidhet. Nuk duhet të diskutojmë po ik Trumo dhe po vjen Biden. Për ne SHBA-të janë SHBA. Jemi shumë të vegjël. Mund të kemi simpati por jemi shumë të vegjël. Pa përfshirjen e BE, Gjermania dhe Franca, edhe Britania e Madhe. Nuk mund të zgjidhjet ky proces.

Ne me vetëvidje hapim derën për aktorë të tjerë atëhere do futemi në pazare të tjera. Ndoshta ky hall, ky problem, duhet të na sjellë me këmbë në tokë. Nuk jemi ne qëndra e botës, as nuk kemi qenë. Duhet të fillojmë si të bëjmë një listë parimesh. Të bëjmë një listë me linja të kuqe. Nëse nuk nxjerrim mësime, do të vemë edhe më shumë në pikëpyetje arritjet dhe fitoret tona në të shkuar. Na duhet unitet në faktorin politik shqiptar. Që kur filloi ideja e shkëmbimit të territoreve nisi debati mes faktorëve. Nga pikëpamja e akuzave, bie fjala ne një pjesë e mirë e rasteve nuk i japim mend politikës në Kosovë, e njëjta gjë dhe me ta.”- tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb