Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër në Beograd do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Javën e kaluar në Bruksel, Lajçak ka biseduar me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petro Petkovic.

Në Bruksel janë mbajtur dy takime të Grupit Punues për zgjidhjen e çështjes së targave.

Përfaqësuesi Special i BE-së javën e kaluar pati takime të veçanta edhe me ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakovic, Malit të Zi, Gjorgje, Raduloviç dhe Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb