Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me takimin që pritet të mbahet në Washington mes përfaqësuesve të Kosovës dhe asaj të Serbisë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thacci përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar delegacionit kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.

“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellë së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”,- shkruan Thaçi.

Nesër në shtëpinë më të rëndësishme në botë, Kosova dhe Serbia do të takohen për të biseduar në lidhje me temat ekonomike. Megjithatë nuk është përjashtuar mundësia që në Shtëpinë e Bardhë të diskutohen edhe temat politike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb