BRUKSEL-Ka përfunduar takimi në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Negociuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, në profilin e saj në Twitter ka treguar se është arritur marrëveshja për drejtësinë.

“Sapo është arritur për drejtësinë: Rezultat i madh në rifillimin e dialogut Beograd/Prishtinë! Falënderojë të dyja palët”, ka shkruar ajo.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini rreth orës 2:00 pas mesnate.

Mogherini ka thënë se Mustafa dhe Vuçiç kanë pasur një diskutim gjithëpërfshirës për të gjitha temat e dialogut, ndërsa kanë bërë edhe një vlerësim për punën e mbetur. Ajo ka theksuar se grupet punuese të dy palëve do të mblidhen gjatë ditëve të ardhshme për të punuar rreth implementimit.

Po ashtu, dy kryeministrat janë zotuar se do ta çojnë përpara çështjen e normalizimit të raporteve, ndërsa kanë rënë dakord që do të merren edhe me çështjen e migrimit ilegal të kosovarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb