Nga AURORA KOROMANI*

Efektivët e policisë çdo ditë janë të detyruar që të punojnë në një “presion”, si pasojë e urdhrave të shpeshtë që u japin eprorët e tyre. Pothuajse çdo ditë, punonjësve të policisë të niveleve të ndryshme u tërhiqet vëmendja për porosi të pakryera, por pa harruar porosinë kryesore: të kenë kujdes që informacioni të mos dalë në media.

Kreu i Policisë së Shtetit, shpesh u dërgon mesazhe vartësve të tij në telefon, duke u kujtuar çështjet që i kanë lënë pas dore apo edhe për t’i rikujtuar për dosjet e vjetra. Kohët e fundit, numri një i forcave policore duket se u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij për dy çështje: për situatën në lokalet e natës dhe për hetimet e vrasjes së ish-bankierit, Artan Santo.

MESAZHET
Burime pranë strukturave të Rendit sqarojnë se ditët e fundit, në telefonat e tyre u kanë mbërritur mesazhe nga shefat e tyre, ku u kërkojnë që të kenë kujdes me situatën në lokalet e natës, pasi situata në këto ambiente u ka dalë jashtë kontrollit. Mësohet se, pas këtij mesazhi që Didi u ka nisur drejtuesve të dikastereve të ndryshme në polici dhe këta të fundit hallkë pas hallke ua kanë nisur vartësve të tyre, ka nisur një operacion në të gjitha lokalet e natës. Pas këtij operacioni,
nëpër komisariate janë shoqëruar edhe vajzat që punonin aty si balerina, hetimet për vrasjen e Santos.
Përveç kësaj, në këto mesazhe, efektivët e policisë pyeten se deri ku janë hetimet për këtë ngjarje dhe
pse ka ngecur puna. Madje, Didi pak kohë më parë ka përgatitur edhe një raport për vrasjen e Santos, ku e ka vënë theksin te problemet e policisë për këtë ngjarje dhe veçanërisht te veprimet e ngadalta të uniformave blu, jo vetëm të Tiranës, për kapjen e autorëve të ngjarjes. Por, porosia më e shpeshtë për efektivët e policisë, që i ka bërë këta të fundit të punojnë në një stres psikologjik të vazhdueshëm, janë mesazhet dhe urdhrat e herëpashershëm që ata marrin nga eprorët e tyre për të mos komunikuar me median.

Porosia e veçantë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për vartësit e tij është që të kenë kujdes me nxjerrjen e informacioneve. Madje, efektivët shprehen se ka raste që ata marrin në telefonat e tyre edhe mesazhe nga shefat e tyre, ku iu kërkohet që të kenë kujdes që informacioni të mos publikohet dhe, në rast se ka rrjedhur informacioni, kërkohen përgjegjësit e këtij dekonspirimi. Kohët e fundit efektivëve u është tërhequr vëmendja, pasi shumë informacione kanë dalë në media, të cilat, edhe pse kanë qenë të vërteta, janë përgënjeshtruar nga Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme.

Burime policore bëjnë me dije se, edhe në mbledhjet e ndryshme që bëjnë në ambientet e policisë, u kërkohet gjithmonë që të mos komunikojnë me median dhe të kenë kujdes për të mos nxjerrë informacione. kurse në rastin më të keq, këto lokale janë mbyllur. Një çështje tjetër për të cilën kreu i Policisë së Shtetit u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij është edhe ajo e hetimeve për vrasjen e ishbiznesmenit,
Artan Santo.

Burime policore sqarojnë se disa prej efektivëve që janë ngarkuar me këto hetime kanë marrë mesazhe nga
Artan Didi, ku u kërkohet që të japin shpjegime për.

(Botuar në numrin e sotshëm të “Gazetës Shqiptare”
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: