BURREL- Digjet automjeti i gazetarit të News24 në Burrel Enver Doçi. Ngjarja u shënua mesnatën e shkuar ndërsa policia ka nisur hetimet. Vetë gazetari deklaron se e kishte parkuar mjetin në oborrin e banesës së dajës së tij në orën 21:00 dhe është sinjalizuar se mjeti kishte pësuar një shpërthim të vogël rreth orës 00:30.

Kur ka shkuar në vendngjarje gazetari ka gjetur mjetin në flakë dhe ka njoftuar policinë.  Kjo e fundit ka nisur hetimet dhe paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale. Vetë gazetari Enver Doçi deklaron se nuk ka pasur më herët asnjë kërcënim apo episod që mund ta lidhë me zjarrin në automjet. Ndërkohë më herët PD, përmes Kreshnik Çollakut denoncoi ngjarjen, që sipas PD ishte me prapavijë politike dhe se bëhet fjalë për një kërcënim. Por ky pretendim hidhet poshtë nga Enver Doçi.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: