VLORË

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vlorë.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: