Një palestër pranë Berlinit, që është dashur të jetë qendër e ardhshme për refugjatët, është djegur. Dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia ka thënë se nuk ka të plagosur nga zjarri në qytetin Nauen, i cili ndodhet rreth 40 kilometra në perëndim të Berlinit. Sipas agjencisë DPA, objekti do të strehonte rreth 100 azilkërkues në muajin shtator. Ndërkohë Kancelarja Merkel pritet të vizitojë qendrën që u dogj në Berlin. Policia gjermane ka thënë se nuk ka të plagosur nga zjarri. Në qytetin Nauen ka pasur disa demonstrata kundër refugjatëve këtë vit.  (m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb