Rreth 12 biznese nga Lazarati dhe zonat e Gjirokastrës janë bërë pjesë e Panairit të parë ndërzonal të zhvilluar në Lazarat. Eventi i organizuar nga Bashkia Gjirokastër erdhi si iniciativë e të rinjve të Lazaratit.

Jaço Meçi, pjesë e grupit organizator të panairit thekson se qëllimi është evidentimi i vlerave të Lazaratit, për të treguar fytyrën tjetër të fshatit të njohur dikur si fshati i drogës.

Bizneset pjesëmarrëse theksuan se organizime të tilla janë të vlefshme për promovimin e bizneseve të vogla familjare të Lazaratit, në kohën kur fshati është prekur nga braktisja e thellë.

Rreth 50 biznese operojnë sot në Lazarat, 15 prej të cilave janë biznese familjare. Fshati i dikurshëm problematik po synon të kthehet në një destinacion turistik, ndërsa banorët i janë përkushtuar gjithnjë e më shumë biznesit familjar dhe rikthimit të traditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: