SLLOVENI

Edhe pse stina e pranverës po afron, disa vende po përballen me kapriçot e motit. Sllovenia është zbardhur nga reshjet e dëborës, ndërsa qarkullimi në rrugë me pajisje dimërore është i detyrueshëm, kryesisht në pjesën veriperendimore.

Reshje bore në mëngjes kishte në zonën e Kranjska Gorës, dhe më vonë në Bohinj dhe në luginën e Selshës, njoftojnë mediat sllovene.

Qendra e Informacionit e Trafikut për Rrugët Shtetërore paralajmëroi shoferët se për shkak të kushteve të dimrit rruga që kalon rrugën Vrshiq, si dhe kalimi Korensko në anën austriake, është e mbyllur. Pajisjet e dimrit janë të detyrueshme në rrugët në Gorenjska dhe rrugën në rajonin Predel.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb