Trajneri i Dinamos, Ilir Daja dha mendimin e tij pas barazimit me Vorën.

“Ashtu siç erdhi loja, do ishim të kënaqur me fitoren se ngushtonim diferencën me ekipet më sipër. Mundet që me rastet të kishim, ta thellonim në pjesën e parë duke shkuar me 3 gola. Ndërrimet ishin të detyruara. Me daljen e Ditës dhe Beqjas kishim probleme në goditjet standarde. Mund ta kishim mbyllur me situatën në kohën shtesë. Arritëm një nga objektivat e klubit për të qenë në Europë. Siguruam Final Four matematikisht. Presim ndeshjen e fundit të kampionatit me Partizanin. Pastaj kemi dhe një ndeshje tjetër, që të paktën në këtë sezon të kemi mundësi të luftojmë për trofe me klubin.

Me ndërrimin e detyruar të Ditës për shkak dëmtimi, Beqja me karton dhe nuk donim të rrezikonim. Neziri ndërrim i detyruar me dëmtim, ishin 3 pika që kishim stabilitet. Dita është nga lojtarët më në formë dhe na kushtëzoi shumë, bashkë me Beqjan. Për ndërtimin nga poshtë, por dhe loja në ajër. Golin e dytë e morëm në goditje standarde ku mungesa e këtyre bëri që të shkonim në barazim. Nuk ishte gjë e mirë që nga 2-0 të shkonim në barazim. Golin e parë e morëm nga veprim jo i mirë i mbrojtësit tonë, nuk ka përse kërcen me duart e hapura. Në fund na vendosën në vështirësi, por dhe ne kishim shans me Farrukun. Jemi të kënaqur me objektivin e parë, arritjen në katërshe dhe Europë. Me të gjitha problematikat që kemi pasur. Janë shumë lojtarë si Qefalija dhe Aliji, në fund dhe Andrea, sot luajtëm me Meksin dhe Ismailin, të gjitha sollën rënien e manovrës. Ky është futbolli, duhet ta pranojmë dhe rezultatin e fushës”, u shpreh Ilir Daja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb