Ndonëse është pyetur disa herë për raportin me Nitën, me të cilën krijoi një miqësi shumë të ngushtë në BBV, Diola Dosti nuk e ruajti gjatë marrëdhënien me të dhe arsyen ajo është munduar ta shpjegojë në çdo dalje publike. Por edhe sot, e ftuar në “Mos i bjer me Top” nuk shpëtoi nga Nita Latifi.

Pasi shpjegoi edhe një herë pse nuk vazhdoi ajo miqësi e nisur në shtëpinë e Big Brother, Diola tha se më shumë i ka ardhur keq për indiferentizmin e Nitës, ndaj edhe shkëputja erdhi natyrshëm. Nuk pati asnjë sherr, asnjë zënkë, asnjë qejfmbetje.

Por, në kushtet e një loje “Përgjigju ose zhvishu”, Diola u ndie në vështirësi kur Erjola Doçi dhe Renaldo Sharka i kërkuan që të telefononte ish-mikeshën e saj dhe t’I dërgonte një mesazh dashurie. Pasi Diola e refuzoi këtë, i duhej që të hiqte diçka nga trupi i saj, por meqenëse nuk kishte mundësi të hiqte gjë, u detyrua të thotë publikisht: “Shumë suksese dhe të kam xhan.”

Por as kjo nuk quhej. Deklarata duhet të kishte brenda “të dua shumë”.

“Nita Latifi, të dua shumë dhe hallall t’I kesh të gjitha… “- tha ajo pas kësaj dhe iu drejtua Ronaldos: “U kënaqe tani?” Me siguri, edhe Nita e ka kuptuar që kjo ishte një deklaratë e detyruar publike, megjithatë, mbase tani edhe ajo e ka lënë pas krahëve zënkën me Diolën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: