Shumë fluturime ndërkombëtare me destinacion Izraelin janë pezulluar sot nga kompanitë më të mëdha ajrore në botë, të cilat vendosën të mos flututojnë në aeroportin ndërkombëtar izraelit Ben-Gourion të Tel Avivit, pas rënies së një rakete në afërsi të tij. 

Agjencia Federale amerikane e Aviacionit (FAA) vendosi pezullimin e fluturimeve për 24 orë. Vendimi i FAA-së u ndoq edhe nga kompanitë e tjera ajrore me reputacion ndërkombëtar si ”Air France”, ”Lufthansa”, ”Brussels Airlines”, ”EasyJet” dhe ”Air Canada”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: