Gazetari shqiptar Edison Myrteza në një lidhje live për ‘’News24’’ ka thënë se Kina për të 5-tën ditë rresht nuk ka asnjë rast me koronavirus teksa shënon 39 të reja të importuara nga SHBA, Koreja e Jugut apo Japonia.

Për këto qeveria kinzeze ka marrë masa të rrepta për të mbajtur larg koronavirusin të paktën nga kryeqyteti, Pekini.

Kush është nisur për në Pekin thotë gazetari do të ‘mini- karantinohet’ në një provincë tjetër, nga të cilat janë vendosur 12 provinca për këtë skemë dhe më pas nëse rezulton negative vijon rrugën për në Pekin, nëse jo karantinohet aty ku ndodhet.

Po ashtu Myrteza sqaron se ka fund prilli me shumë mundësi do të jetë hapja e të gjitha shkollave në Kinë por ky process ka filluar në mënyrë të ngadalshme teksa në Pekin jeta vijon normalisht, edhe në Ëuhan për rreth 2-3 muaj riktheht jeta normale.

”5 ditë rresht pa asnjë rast të brendshëm. 39 rastet e reja janë raste të ardhura nga SHBA, Japoni, Koresë së Jugut nëpërmjet aeroporteve apo porteve. Janë 0 rastet e të infektuareve.

Deri tani këto 39 raste janë të orëve të fundit. Qeveria e Kinës kanë marrë një masë ekstreme në Pekin. Të gjithë ata që do të duhet të vinë në Pekin do të ndahen në provinca të tjerë, në 12. Fillimisht do të shkojnë në linjën ku është përcaktuar, do i nënshtrohen një mini karantine. Nëse personat që kanë ardhur në këto pika, pavarësisht se mund të vijnë nga vende shumë të prekura atëhere nëse dalin të pastër do të vijnë në Pekin. Nëse ata dalin pozitivë do të trajtohen aty ku janë çuar.

Pikërisht bllokimi i personave të infektuar është masa nga Kina. Ka shumë persona që vijnë për turizëm, shkollë e biznes. Masat do të merren fillimisht në qytete të tjera dhe më pas në Pekin.

Kjo nuk bëhet vetëm për shtetasit e huaj por edhe për kinezë. Të gjithë do të ndjekin këtë procedura.

Kjo është arsyeja që qeveria kineze dha Autoriteti Civil kanë këto arsye pasi me ngrohjen e klimës ndoshta do të ketë më shumë persona që duan të vijnë në Kinë. Tani është momenti për ta frenuar.

Në Pekin këtë muaj nuk ka pasur asnjë problem, ndryshe nga Wuhan. Kam parë se dhe në Wuhan ka filluar të ndryshojë jetë. Njerëzit kanë filluar të lëvizin shëtitje në parqe apo në dyqan.e Në Wuhan dyqanet po hapen pak nga pak. Për 2-3 muaj në Ëuhan fillon jeta normale pasi në Pekin jeta ka nisur pa problem në restorante, locale njerëzit dalin lirshëm.

Në datën 25 do të hapen një pjesë e shkollave. Në nivele të ndryshme. Do të shihet si do të vijojë karantina, a do të preferojnë nxënësit të shkojnë, dhe procesi do të jetë shkallë shkallë dhe shkollat do të happen ngadalë. Fundi i prillit parashikohet të hhapen gjithë shkollat.

Fabrikat janë hapur për të arritur attë nivelin ku ishte Kina. Në jug të vendit kanë filluar, për veshjet, maskat, prodhimit. Janë hapur fabrikat që njerëzit kanë më shumë nevojë.

Sa i përket doktorëve, janë rikthyer pranë institucioneve shëndetësore ku punonin para se të shkonin në Wuhan.”- tha Edison Myrteza.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb