Ylli i Manchester United, Harry Maguire, është martuar me dashurinë e fëmijërisë, Fern Hawkins.

Çifti i famshëm u martuan në një ceremoni të bukur në një kishëz franceze. Futbollisti 29 vjeçari postoi foto nga ceremonia e martesës në Instagram dhe shkroi: “Ditë që s’do ta harroj kurrë.”

Në foto, Harry shihet duke puthur bashkëshorten e tij në kopshtin e kishës ku cerebruan dashurinë në martesë.

Ndërsa Fern shkroi: “U martova me dashurinë e jetës sime!”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dasma e çiftit u mbajt në Chateau de Varennes në jug të Francës dhe konsiderohet si një nga 10 vendet më të mira të dasmave në botë.

Harry Maguire dhe partnerja e tij 27-vjeçare u celebruan në zyrën e gjendjes civile në muajin e kaluar, por donin të festonin martesën e tyre me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Rreth 30 persona mësohet se ishin pjesë e ceremonisë përrallore të çiftit në Burgundy Chapel.

Harry Maguire dhe Fern Hawkins u fejuan në vitin 2018./panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb