Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është bërë baba për herë të dytë.

Mediat kosovare raportojnë se gruaja e tij, Edibe Muriqi ka lindur një vajzë. Vedat Muriqi dhe partnerja e tij kanë dy fëmijë tashmë, një djalë më të madh që quhet Orhan dhe vajza që ende nuk i dihet emri.

Vedat Muriqi dhe gruaja e tij bëjnë një jetë mes Prizrenit dhe Italisë, pasi sulmuesi këtë verë u tranferua nga Turqia në Itali tek Lazio.

Pavarësisht se Kosova nuk mori rezultate të mira për 2020, për Muriqin ky vit ka qenë i mirë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb