ANGLI-E mrekullueshme princesha Charlotte në 2 maj do festojë ditëlindjen e saj të parë.

Princi William dhe dukesha e Cambridge Kate kanë bërë njoftimin në faqen zyrtare të Kensington Palace, me katër foto spektakolare të vogëlushes, të realizuara pikërisht nga mami Kate, disa ditë më parë në rezidencën e Norfolk.

Në foto e vogla Charlotte shfaqet e buzëqeshur, luan në lëndinë me një karrocë të mbushur me kuba, ose hyn në shtëpi në poza të vërteta prej baby royal.

Festën e ditëlindjes e kanë njoftuar edhe mediat angleze dhe sqarojnë se do të jetë shumë private dhe do zhvillohet vetëm në familje me vëllain e madh George dhe gjyshërit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: