Isco është në ditët e fundit te Real Madrid.Mesfushori nuk ka rinovuar kontratën me Los Blancos dhe e vetmja gjë që pritet është të mësohet skuadra e tij e re.

Sipas Marca, për spanjollin do të ketë një derbi. Fillimisht, të parët që kanë hedhur kandidaturën për të firmosur me 30 vjeçarin është Sevilla e drejtuar nga Julian Lopetegui. Të bindur në  cilësitë e tij janë edhe në krahun tjetër të Sevillas, me Betis që e sheh Iscon si një profil tejet interesant.

Gjithsesi, alternativa e parë mbetet në “Pole Position”, për shkak se bëhet fjalë për një skuadër më konkurruese.

Uy
Uy

Nuk përjashtohet mundësia që Isco të largohet edhe nga La Liga, por kjo hipotezë mund të mbetet gjallë, vetëm nëse bien të gjitha alternativat e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb