Simon Kjaer-it i skadon kontrata me Milanin dhe kuqezinjtë dëshirojnë të fokusohen në një profil më të ri për vitin e ardhshëm. Kapiteni i kombëtares daneze ka një marrëveshje deri më 30 qershor, datë në të cilën ndoshta do të përfundojë eksperienca e tij me ekipin e Serie A.

17 paraqitje deri tani, të zgjedhura si titullar në kohë emergjence nuk mjaftojnë dhe tani drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur një mbrojtës tjetër.

Qëndrimi i Kjaer duket pothuajse i pamundur, ndoshta sa i takon përformancave do të duhet një fund sezoni në kufijtë e të pabesueshmes, për të bindur klubin. “Ënë jam në vendin që dua të jem. Unë luaj për Milanin, ndihem mirë në Milano dhe kam shumë shpresë tek vetja. Por nëse vendimi merret tani apo pas dy muajsh, asgjë nuk ndryshon për mua” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: