E ardhmja e C.Ronaldo tek Juventus është gjithnjë e më e paqartë, këtë nuk e thonë vetëm shifrat në fushë por edhe detaje nga jeta e tij private. Mos prezenca në Champions League, konflikti i vazhdueshëm i drejtuesve të Juves me UEFA-n e shumë faktorë të tjerë sportiv kanë bërë që ylli portugez të mendojë largimin e tij nga Torino. Këto zëra përforcohen edhe nga një tjetër e dhënë shumë domethënëse.

Nga rezidenca e Ronaldos në Torino është parë që të gjithë makinat e tij janë markuar në një kamion me destinacion Lisbonën. Edhe tre vite më parë, përpara se të zbarkonte në Torino, fillimisht erdhën makinat e tij e më pas Ronald me avionin privat. Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të flasin për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni për të rikthyer sërish aty ku nisi karrierën, në Portugali me ekipin e Sporting Lisbonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: