Në mbrëmjen e Halloween, një ditë pas humbjes së rëndë kundër Torinos, në shtëpinë e Milan e vendosën të bëjnë publike rinovimin e kontratës me Stefano Piolin, një lëvizje e gjetur kjo për të ngrohur sado pak ambientin pas disfatës së dytë sezonale në Serie A, pasi akordi me trajnerin ishte gjetur prej kohësh. Ka dhe një detaj në kontratë që ishte ndryshe nga se mendohej, Pioli firmosi direkt një kontratë 2-vjeçare dhe jo 1+1 siç flitej në media.

1
1

Pioli do të jetë “djall” deri në 2025, nëse respekton kontratën deri në fund, Pioli do të behet trajneri i dytë me jetëgjatë në shtëpinë e Milan, në vendin e parë qëndron Ancelotti me 8 vite. Pioli mori drejtimin e Milan në vitin 2019, me të në stol kuqezinjtë kanë pasur vetëm rritje, kulmi u arrit një vit më parë ku solli në Milano titullin kampion në Serie A.

2
2

Nga kontrata e re Pioli do të përfitoj 3,5 milionë euro neto në sezon, në kontratë ka bonuse të ndryshëm, mbi të gjitha në rast suksesi në Champions:

3
3

“Jam shumë i emocionuar, ishte diçka që e dëshiroja shumë. Falënderoj shoqërinë që përshpejtuan kohën, kjo më jep më shumë forcë dhe entuziazëm për të bërë më mirë punën time në një klub të madh me lojtarë dhe tifozë fantastik”, u shpreh Poli në faqen zyrtare të klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: