Tashmë është zyrtare. Besart Ibraimi do të vazhdojë të jetë pjesë e Shkëndijës. Lojtari që shënoi golin e fitores së Shkëndijës përballë Sherif Tiraspolit e vlefshme për eliminatoret e “Uefa Champions League”, do të jetë pjesë e klubit tetovar deri në vitin 2021. Lajmërimi u bë nga vetë klubi tetovar ku shkruajnë:

“KF Shkëndija me kënaqësi njofton vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Besart Ibraimi. Bomberi më i mirë i tre viteve të fundit në elitën e futbollit vendor vendos që edhe periudhën në vazhdim të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, kur pritet të vazhdojë rendimentin e deritashëm. Kontrata paraprake e Ibraimit skadonte në qershorin e vitit 2019, mirëpo duke dashur ta sigurojnë për një periudhë më të gjatë kohore drejtuesit e klubit vendosën t’i ofrojnë rinovimin. Duke vlerësuar insistimin e klubit, Ibraimi ka refuzuar oferta shumë të volitshme, ndërsa ka gjetur akordin për të vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera. Kështu Shkëndija dhe Ibraimi me marrëveshjen e re firmosin bashkëpunim deri në verën e vitit 2021”
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-dje-i-dha-fitoren-sot-shkendija-firmos-kontrate-deri-2021-me-lojtarin/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb