Kush mendon se banjot e diellit pa limit i bëjnë mirë lëkurës gabohet, kjo pasi në vend të nxirjes, rrezatimi i tepërt mund të provokojë efekt të kundërt, si djegie apo komplikacione të rënda që përfundojnë në urgjenca spitalore.

Kjo faktohet edhe nga numri i lartë i rasteve të trajtuara muajin e fundit në shërbimin e diegie plastikës në QSUT, ku me dhjetra pacientë me diegie të gradës së dytë janë detyruar të ndërpresin në mes pushimet.

Nardi Kola, kirurg plastik në QSUT thotë se pas diegies së shkallës së parë rekomandohet mos dalja më në diell pa masa mbrojtëse.

Sipas mjekëve, efekti negativ i diellit zgjat disa ditë pas rrezatimit që ka marrë lëkura, ç’ka e rëndon pa kuptuar gjëndjen e pacientit.

Ata që rrezikojnë më shumë nga ekspozimi në diell janë personat me shumë nishane në trup, pasi është vërtetuar shkencërisht që rrezatimi i diellit favorizon shfaqen e melanomës apo kancerit të lëkurës.

Kola i jep përgjigje edhe pyetjes se çfarë veprimesh duhen ndërrmarrë nëse digjemi nga dielli dhe nuk kemi mundësi të shkojmë tek mjeku specialist.

Ai këshillon po ashtu që bashkë me kremin mbrojtës qytetarët të marrin me vete edhe një pomadë të posaçme me përmbajtje lidokaine që mund të përdoret vetëm në sipërfaqe të kufizuara të lëkurës, ku dhe djegia është më e thellë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb