Fitorja e pastër e Vllaznisë përballë Kukësit, por dhe kalendari që rezervon këtë fundjavë klasiken me Tiranën mund të rihapë edhe një herë garën për titull, për këtë është i bindur Luan Pinari, trajner, ish lojtar i rëndësishëm i futbollit shqiptar.

Në intervistën e tij për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, Pinari analizoi kampionatin, duke nisur nga Tirana kryesuese, ekip për të cilin theksoi se kanë krijuar një avantazh të konsiderueshëm, ndërsa lëvizën bukur në merkato duke afruar lojtarë të afirmuar që e njohin kampionatin.

Në analizën e tij, Pinari shtoi se kjo klasike Vllaznia-Tirana, pritet të thotë shumë në garën për titull pasi kuqeblutë në sytë e Pinarit janë një skuadër shumë e mirë, me grupin më cilësorë, ndërsa këtë sezon duken dhe më të pjekur.

Pinari preku edhe krizën që po kalon Partizani, duke qenë kundër deklaratës së Colella-s dhe duke zbuluar ku gabuan të kuqtë në këndvështrimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb