Fermin Lopez, mesfushori i Barcelonës kaloi me sukses së fundmi operacionin, pas dëmtimit të pësuar me Barçën. Ai nuk do të mund të kontribuojë për Spanjën, në Botërorin që nis pas disa javësh. Në një postim në rrjetet sociale, Fermin Lopez premton se do rikthehet më i fortë se kurrë.

“Operacioni shkoi shumë mirë dhe që tani po mendoj të rikthehem më i fortë fizikisht dhe mendërisht. Jeta dhe futbolli mund të jenë të pamëshirshëm kur më pak e pret ose e meriton, por duhet ta pranosh që gjithçka është pjesë e rrugëtimit. Ky është një moment shumë i vështirë për mua dhe një tjetër sfidë në karrierën time që do ta kaloj, pa asnjë dyshim. Tani është koha të mbështes kombëtaren dhe shokët e mi të ekipit nga shtëpia. Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe dashurinë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb