Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i pyetur nëse do pranonin një komision mbështetës me përmbajte nga grupi i Sali Berishës, ka deklaruar se nuk do të përjashtojnë deputetë të tjerë.

Gjiknuri tha se i përjashtuar është vetëm Sali Berisha dhe jo deputetët që kanë shprehur mbështetje ndaj tij.

“Ne kemi thënë se nuk negociojmë me Sali Berishën, nuk do vëmë këto lloj kushtesh, nuk do përjashtojmë deputetët e tjerë”, ka thënë ai në Top Story.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: