Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi ironik deklaratave të sotme të kryedemokratit Sali Berisha për mbylljen e SPAK si institucion pas 11 majit.

Berisha tha se SPAK ka dalë jashtë kontrollit dhe sipas tij Prokuroria e Posaçme duhet të pushojë së ekzistuari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Përmes një videoje ku shfaq një buf të gjeneruar nga inteligjenca artificiale i cili shoqërohet nga shkrimi “Do ta shkrij SPAK-un”, Rama ka portretizuar liderin e PD, të cilit i është referuar jo pak herë si “bufi i kënetës”.

Më tej Rama shkroi në të njëjtin postim në Instagram “noc rrokun”, duke lënë të nënkuptohet se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb