Piloti Max Verstappen me makinën Red Bull do të niset i pari në garën e nesërme të Çmimit të Madh të Holandës. Kryesuesi i kampionatit të këtij viti do të garojë në shtëpi dhe ka mundësi të thellojë distancën me ndjekësit.

Lewis Hamilton do të niset i dyti. Piloti britanik i Mercedes ishte vetëm 38 të mijtat më i ngadaltë. Gjithsesi, starti do të jetë interesant nesër, pasi Hamilton mund të ndihmohet edhe nga Valtteri Bottas, që do të niset nga vendi i tretë.

Vend i katërt për Gasly, ndërsa dy makinat Ferrari, do të niset nga vendi i pestë dhe i gjashtë. Leclerc dhe Sainz nuk bënë dot atë të një dite më parë në prova, që jepnin kohët më të mirë. Gara për “pole-position” pati edhe dy aksidente me dalje nga pista, por gjithçka pa probleme, barrierat mbrojtëse luajtën rol vendimtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb