Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas konferencës në Berlin të Ramës me Merkel, ku kjo e fundit shprehu angazhimin e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Meta e përshëndet angazhimin e Merkel si dhe shton se harta e 9 kushteve të Bundestagut është më e sigurta e rrugës europiane të Shqipërisë.

POSTIMI I ILIR METËS

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb