Feston për këtë titull edhe bosi i Napolit, Aurelio de Laurentiis, por ashtu si Conte, edhe ai nuk është i qartë në lidhje me të ardhmen e trajnerit:

“Ky titull nuk ishte i thjeshtë, por ku njoha Conten disa vite më parë në Maldive me goditi shumë mentaliteti i tij, ai është një fitues.

A do të qëndrojë? Kurrë mos thuaj kurrë, trajnerët kanë personalitetin e tyre dhe duhen respektuar. Napoli është Napoli, meriton respekt. Nëse dikush do të vihet në dispozicion, siç bëri ai këtë vit, është i mirëpritur, jemi gati ta ndjekim. Unë do t’i lutem të qëndrojë, por nuk mund të mbajë askënd me forcë”, u shpreh De Laurentiis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb