Lazio është në luftë me dy skuadra të tjera, Romën dhe Interin, për të siguruar një vend në “Champions League” për sezonin e ardhshëm, por ndërkohë drejtori sportiv Igli Tare po punon për të gjetur zëvendësuesin e De Vrij, lojtarit që në fund të sezonit i përfundon kontrata.

Së fundi në objektiv të Tares ka përfunduar mbrojtësi uruguaian i Atleticos së Madridit, Diego Godin. 32-vjeçari është një nga pikat më të forta të formacionit të Simeones, por kontrata e tij është në skadencë dhe klubi madrilen nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin, pasi mosha e tij nuk premton për më gjatë.

diego-godin_1sra9yt2gcov71liejothmsg0n

Nga ana tjetër, edhe vetë Godin do ta mirëpriste një transferim në Itali, pasi te Lazio do të mund të siguronte një kontratë 3-vjeçare, para se të mendonte për t’i dhënë lamtumirën futbollit.

Kujtojmë se për De Vrij është folur në mediat italiane se ka arritur një marrëveshje me Interin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb