Ish-lojtari i njohur i kampionatit shqiptar, Jahmir Hyka dha këndvështrimin e tij në News 24 për çështje të ndryshme. Hyka u pyet për Tiranën, për titullin e mundshëm dhe natyrisht për vështirësitë që futbollistët hasin në Superligë.

Rivaliteti i kryeqytetit- Mua mu bë shumë qejfi që Dinamo dhe Skënderbeu u ngjitën në Superiore, janë dy ekipe që kanë bërë histori. Shpresoj që vitin tjetër të luftojnë për titullin kampion.

Tirana—Kjo fitore nuk mbyll çështjen titull, por bën që bardheblutë të afrohen shumë. Duke ditur sa ekip i vështirë është Vllaznia, mendoj se ishte një hap shumë i rëndësishëm për titullin. Tirana ka qenë më mirë në këto ndeshjet e fundit. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, Tirana mund ta fitojë titullin. Tirana ka qenë përherë ekipi im i zemrës, doja ta mbyllja te Tirana por nuk ishin mundësitë pasi drejtuesit vendosën të mos më përfshinin në ekip. Menduan se problem është mosha” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb