TIRANE– Marrëveshja e 18 majit mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama vijon të komentohet nga ndjekësit e Ramës në rrjetet sociale. Gjatë ditës së sotme një qytetar shprehet i pakënaqur me marrëveshjen, pasi sipas tij ka dëmtuar Partin Socialiste.

Qytetari i shkruan Ramës se me marrëveshjen e arritur, ai ka ndarë ‘tortën’ me kryedemokratin Lulzim Basha dhe për pasojë do mbetet në opozitë. Por kryeministri Rama i përgjigjet duke i thënë se politika është shah, jo gjellëtore.

Komentuesi: ahahah ishe i pari por nuk deshe 1000000 votat e shqiptareve por deshe te ndash torten me bashen rri tani dil ne opuzite prap.

Replika e Ramës: Arjan Arjani opozite jo opuzite? dhe sa per torten paske nje ide shume prej kuzhinieri per politiken, po politika është shah nuk eshte gjelletore Arjan Arjani???

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: