Vasil Llajo ka një karrierë të suksesshme, ku ka spikatur për iniciativat që ai ka ndërmarrë në mjekësinë shqiptare.

Mjeku Vasil Llajo ka instaluar skanerin e parë në Shqipëri në vitin 1995, gjë që ishte një arritje e madhe dhe një revolucion për mjekësinë. Ai tregoi se kjo ishte një nismë shumë e madhe, e cila mund t’i dilte dhe për keq, por pasioni i madh që mjeku ka për profesionin e tij ka bërë që gjithmonë ai të guxojë.

Mjeku Llajo falënderoi edhe drejtorin e Bankës së Kursimeve të asokohe Edvin Libohovën, i cili e mbështeti me një kredi shumë të madhe për kohën 630 mijë dollarë me 18% interes, pasi fatmirësisht edhe ai e pa me syrin e një njeriu revolucionar.

Një moment shumë i rëndësishëm për doktorin është kur ai u nderua me një çmim për biologjinë molekulare.

Gjatë bisedës mjeku u ndal edhe te rëndësia e vaksinës kundër Covid-19 dhe theksoi se të gjithë duhet të vaksinohemi e të vazhdojmë të jemi ende vigjilentë pasi pandemia nuk ka ikur plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb