Autoritetet policore në Dubai, kanë arrestuar dhjetëra modele, pasi dolën nudo në ballkonin e një prej hoteleve luksoze në vend.

Vajzat e arrestuara, akuzohen për “shthurje” e tashmë sipas mediave të huaja rrezikojnë 6 muaj burg dhe një gjobë rreth 1 mijë euro për person. Videoja është regjistruar në mes të ditës në ballkonin e një ndërtese që ndodhet në lagjen luksoze të “Marinës” në Dubai.

Imazhet kanë tronditur autoritetet e Emirateve që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen.

Deri në këto momente nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e vajzave të arrestuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: