Një pacient 68- vjeçar i cili u testua dy herë negativ tek Spitali Infektiv për COVID-19 ka ndërruar jetë nga një infarkt pasi po transportohej për në Gjirokastër

 

Ai vuante nga cirroza hepatike dhe ka pësuar humbje jete të papritur sipas Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e sindromit hepato- renal i komplikuar me arrest kardiak.

 

REAGIMI NGA MSH

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

 

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb