Dronet janë ndaluar të përshkojnë hapësirën ajrore të shtëpisë së “Big Brother Vip”, mirëpo duket se balonat motorike janë kthyer në një trend të ri në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Së fundmi, një surprizë nga fansat ka ardhur për Donaldin dhe Beatrix. Në një balonë, që ishte stampuar flamuri i Kosovës, mbante mesazhin e rëndësishëm që i dedikohej dyshes.

“No risk, no story. Ju duam shumë, fansat Donald-Trixa”, shkruhej nga fansat, të cilët e emocionuan shumë këngëtaren me këtë surprizë. Kujtojmë se po sot, një suprizë po me balonë iu bë Einxhel, ndërsa dje, ishte Ilir Shaqiri ai që do të suprizohej. Fansat i kishin shkruar mesazhin se është më i miri dhe ka mbështetjen e Shqipërisë dhe diasporës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: