Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se presidenti amerikan ka keqpërdorur Tëitterin e tij.

Minxhozi thekson se fjalët e Trump në rrjet janë të ashpra, duke shtuar se shumica e amerikanëve nuk e duan më në zyrë kreun e shtetit amerikan.

“Një universitet amerikan thoshte se 52 për qind e amerikanëve duan që Trump të dalë tani nga zyrat. Shtetasit e vet duan që Trump duhet të largohet tani, që do të thotë se ata nuk durojnë më. Meqë po flasim për Twitter, Trump ka keqpërdorur rrjetet sociale.

Fjalët e tij në rrjetet sociale janë të ashpra. Donald trump kishte 90 milionë ndjekës. Trump ka kritikuar në rrjetet sociale edhe institucionet kryesore në SHBA. Mendoj se llogaria u mbyll, për shkak se fjalët e tij ishin aspak të matura, që nuk i ka hije një presidenti amerikan”, tha Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb