Të gjithë e dinë tashmë raportin e ngushtë të Donald Veshajt me Elgit Dodën dhe partneren e tij Klea Huta.

Përveç bashkëpunimeve, artistët kanë edhe një marrëdhënie shumë të mirë personale, teska para një jave çifti ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ku zbuluan shumëçka rreth raportit te tyre.

Kur aktori ishte në “Big Brother VIP”, Klea dhe Elgiti kanë qenë dy nga mbështetësit e tij më të mëdhenj. Madje, ata e mbështetën edhe në lidhjen me Beatrix Ramosajn. Bëri goxha bujë asokohë fakti që çifti ndoqën këngëtaren në rrjetet sociale teksa Elgiti hoqi Borën.

Madje producenti komunikoi edhe disa herë me Beatrix. Ndonëse kjo e fundit dhe Donaldi kanë ndarë rrugët, ende ruan një raport të mirë me Klean dhe Elgitin.

Këtë e dëshmoi edhe një koment që ajo i la Kleas në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme në ditëlindjen e të birit, Krid. Beatrix e uroi publikisht duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, princit tënd të vogël. Uroj që t’i realizohen të gjitha dëshirat dhe ëndrrat. Na emocionoi të gjithëve.”

Komenti i saj nuk u ka shpëtuar fansave që kanë nisur të replikojnë. Disa i shkruajnë që komenti i saj nuk ka më vend tani që Donaldi u rikthye me Borën të tjerë mendojnë të kundërtën dhe e përgëzojnë.

Pak ditë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit/PANORAMAPLUS.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb