TIRANE
Pyetja se me kë do donin të shkonin në finale mbrëmjen e kaluar në spektaklin e “Big Brother Vip”, ka sjellë reagime të tjera brenda shtëpisë.

“U mërzita që askush nuk e tha emrin tim”, u shpreh Donaldi i cili u zhgënjye pasi asnjë prej banorëve nuk përmendi emrin e tij për të ndarë finalen.

Ai ka treguar se nuk e priste as nga Beniada dhe Monika dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet keq.

Gjithashtu për të njëjtën temë kanë folur dhe Monika me Arjolën.

“Unë nuk do jem, ata që kanë luftuar për lojë do të jenë”,-tha Monika. “Të gjithë kemi luftuar për lojë, në mënyrat tona”, u shpreh Arjola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb