KINE- Nëse jeni persona të dekurajuar në aspektin profesional, lexoni listën e këshillave të një prej miliarderëve më të mëdhenj në botë, themeluesit të Alibaba Group, Jack Ma.

 

Kjo listë është hartuar nga sipërmarrësi, që në vitin 2013 u shpall “Njeriu i Vitit” nga revista Financial Times, ndërsa konsiderohet si simbol i shpirtit sipërmarrës të Kinës.

1. Mundësinë kërkojeni larg

2. Trajtojeni çdo mundësi si një derë të hapur

3. Kërkoni mirëkuptim

4. Veproni shpejt

5. Shikoni më larg se rrethanat ku jeton

6. Kanalizoni ambiciet

7. Jini i guximshëm

8. Përfitoni nga mundësitë sa jeni të rinj

9. Bashkojeni ekipin në rrugën drejt një qëllimi të përbashkët

10. Bëhuni atraktiv

11. Punësoni ata që kanë aftësi më të mira teknike se ju

12. Udhëhiqni me vizion, me këmbëngulje dhe luftoni me shpirt

13. Bëhuni i qëndrueshëm

14. Qëndrimi është më i rëndësishëm se aftësia

15. Arsyeja e shëndoshë është po ashtu më e rëndësishme se aftësia

16. Paraja dhe pushteti politik nuk mund të jetojnë së bashku

17. Rezistencën mund ta kuptoni vetëm pasi të kaloni nëpër vështirësi

18. Detyra juaj është të jesh më i zellshëm, më i vlefshëm dhe më ambicioz se të tjerët

19. Konkurroni me dinjitet

20. Të gjithë konkurrentët trajtojini me seriozitet

21. Barazohu me personat me të cilët konkurron

22. Fituesit nuk ankohen

23. Në rend të parë janë konsumatorët, pastaj të punësuarit dhe në fund aksionarët

24. Harrojini paratë

25. Gjej njerëzit e duhur, domosdoshmërisht nuk duhet të jenë më të mirët dhe më të aftët

26. “Falas” është një fjalë shumë e shtrenjtë

27. Njeriu i zgjuar trurin e shfrytëzon për të folur

28. Njeriu i mençur e dëgjon zemrën e tij

29.Kemi lindur për të shijuar jetën e jo për të punuar gjatë tërë kohës

30. Heqja dorë nga ëndrra është dështimi më i madh në jetë

 

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: