Një nënë ka zbuluar historinë me vajzën dhe bashkëshortin, të cilët filluan një lidhje dashurie në 2007 dhe ia mbathën.

Sarah ishte vetëm 16 vjeçe dhe u dashurua me David Hargreaves, atëherë 57 vjeç.

Ann Ëatkins, tani 54 vjeçe mbeti pa fjalë kur zbuloi historinë. Pasi debatuan të tre së bashku, adoleshentja pranoi lidhjen e dashurisë, por nëna vendosi ta falte.

Zënka kaloi në një nivel tjetër vitin e kaluar. Sarah e kërcënoi nënën e saj se do ta përplaste me makinë.

“Isha duke ecur me një shkop pasi vuaj nga artriti dhe një karrocë për të bërë pazar, por ia dola të largohesha nga rruga pa u lënduar”, tha Ann për ‘The Sun’.

Ndërkohë historia e Sarah dhe David pushtoi të gjitha faqet rozë pas deklaruan martesën në një shfaqje televizive.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: